 A jeni të interesuar për një karrierë të suksesshme në sektorin e
Ndërmjetësimit të Pasurive të Patundshme?
Ejani te punoni se bashku me CENTURY 21 PRESTIGE, një nga 9000 zyrat e rrjetit më të madh në botë
në fushën e ndërmjetësimit.
Vendi i punës: Agjent Imobilar
Supervizimi: Menaxher i/e zyrës
Detyrat kryesore:
- Dhënie me qera, blerje apo shitje pronash të klientëve me bazë komisioni.
- Studim i listimeve për të identifikuar pronat në shitje.
- Intervistim i klientëve potencialë për mbledhjen e informacionit për listime.
- Shoqërim i klientëve potencialë në prona, ofrim i cmimit të blerjes, shpjegim i karakteristikave të pronave dhe diskutimi kushteve të blerjes apo qiradhënies.
- Pregatitja e kontratave për pronat e paluajtshme si dokumentet e pronësise, qiradhënies dhe të hipotekës, si dhe të negociatave për marrjen e kredisë për pronën.
- Ndihmë për blerësit dhe shitësit në grumbullimin e informacionit të nevojshëm apo shërbimeve financiare, mirëmbajtjeje, riparimi, sigurimi dhe vlerësimi.
Kërkesat:
- I/e aftë të përdorë paketën Microsoft Office.
- I/e aftë të përdorë Internet Explorer.
- Preferohet të ketë eksperiencë positive në fushën e pasurive të paluajtshme.
- Preferohet të flasë gjuhë të huaj e të ketë patentë makine.
Kandidati duhet të jetë i vendosur, i besueshëm, profesional dhe i përpiktë në orar me klientët dhe bleresit.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-te e tyre dhe
dokumentet e tjerë mbështetës në info@c21prestigealbania.com
|